Text Size: A  A  A  | Help | Online Services | Contact Us

A-Z of Council Services:



Hate Crime / Krimi i urrejtjes
 

Krimi i Urrejtjes është kundërvajtje kriminale që shkaktohet kundër një personi apo prone që motivohet nga urrejtja e kundërvajtësit ndaj dikujt për shkak të:

  • Racës, ngjyrës, origjinës etnike apo kombësisë;
  • Fesë;
  • Gjinisë;
  • Moshës;
  • Orientimit seksual; apo
  • Paaftësisë së tyre.

Definicioni ynë i krimit të urrejtjes

Çfarëdo incidenti i urrejtjes, që përbën kundërvajtje kriminale, që ndihet nga viktima apo nga cilido person tjetër të jetë motivuar nga paragjykimet apo urrejtja.

Shembuj të incidenteve të urrejtjes përfshijnë:

  • Abuzimi verbal;
  • Sjellja kërcënuese;
  • Thirrja me emra tjerë;
  • Letra ofenduese;
  • Telefonata ofenduese;
  • Mesazhe teksti ofenduese;
  • Sulm fizik;
  • Plaçkitje;
  • Ngacmimi;
  • Frikësimi;
  • Vandalizmi;
  • Përdhunimi;
  • Dhuna Shtëpiake;
  • Vënia e zjarrit;
  • Vjedhja;
  • Mbishkrimet;
  • Dëmtimet; apo
  • Sulmi seksual.

Shumë incidente mund të jenë të hapura, por tjerat mund të jenë më të fshehta sikur dëgjimi i ndonjë komenti.

Nuk ka rëndësi sa i hapur apo i fshehur një incident mund të jetë.  Nëse ndjeni që jeni viktimë e incidentit të urrejtjes, atëherë ju lutem raportojeni këtë tek ne.

Raportimi i krimit të urrejtjes

Është me rëndësi që të gjitha krimet dhe incidentet e urrejtjes të raportohen, sido që të jeni - viktimë apo dëshmitar.  Ju mund të raportoni krimin e urrejtjes në këto mënyra:

  • Në raste emergjente telefononi 999 dhe kërkoni policinë;
  • Në raste jo emergjente, gjithmonë mund të kontaktoni policinë në numrin 01522 532222;
  • Mund të raportoni online në faqen www.report-it.org.uk; apo
  • Ju mund të merrni një pako të vetë raportimit apo të dorëzoni raport në cilindo Stacion Policie, bibliotekë, Zyrë Këshillimi Qytetarësh, apo tek zyrat e Këshillit të Qarkut.

Listen to this site being read out loud

 
 Rate this information

 Our Customer Charter